INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, kjo nuk pritej! Gigi Hadid dhe Zayn Malik ndahen sërish?! Ky detaj po i ''çmend'' fansat, ja çfarë ka ndodhur! [FOTO]

Upss, kjo nuk pritej! Gigi Hadid dhe Zayn Malik ndahen sërish?! Ky detaj po i ''çmend'' fansat, ja çfarë ka ndodhur! [FOTO]

Publikuar më: 19:01 28-12-2018

Nëse do zgjidhnim çiftet e të famshmëve më simpatikë në botë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik do ishin një ndër çiftet më të bukur. Lidhja e tyre ka patur shumë luhatje dhe atëherë kur u duk se u konsolidua, po qarkullojnë prapë lajme se ata janë ndarë.

Gjatë festave të fundvitit të gjithë VIP-at mundohen të jenë pranë familjeve të tyre bashkë me partnerët në krahë. Ato që ranë në sy ishin Gigi Hadid dhe Zayn Malik pasi nuk i kaluan bashkë Krishtlindjet. Zayn nuk e ndjek Gigin në ‘Instagram’ dhe nuk ka postuar asnjë foto me të. Ndërsa Gigi, i ka festuar festat me një foto të vjetër të familjes të saj, por Zayn nuk dukej gjëkundi. Fotoja e fundit e postuar me Zayn ka qenë në datën 31 tetor si dhe nuk janë parë më bashkë në publik që në datën 5 tetor.

Ajo që e përforcon këtë aludim akoma dhe më shumë është një shkrim I Gigit rreth një muaj më parë në të cilin shprehej:

“Nuk të përkas ty. Nuk të detyrohem asnjë shpjegim mbi veten përvec atyre që dua unë të ti tregoj. Nuk të kërkoj forcë kur jam e dobët. Nuk të detyrohem përgjigje kur ti pyet”.

Kaq ka mjaftuar që fansat të “alarmohen” në rrjetet sociale dhe dyshimet për ndarjen e tyre janë më të forta se kurrë, por neve s’do na pëlqente diçka e tillë. Kështu që më mirë të presim një reagim nga vetë protagonistët.

ETTETE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025360584259033