INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Rudina Magjistari përplaset me të ftuarën në emisionin e saj: S’kam durim…

UPS! Rudina Magjistari përplaset me të ftuarën në emisionin e saj: S’kam durim…

Publikuar më: 11:28 23-09-2021

Rudina Magjistari është shprehur se ajo nuk e beson dhe nuk ka nerva ta lexoj përditë horoskopin e kjo deklaratë ka nxitur debat me të ftuarën, Meri Shehu. Sipas Merit nuk është problemi i horoskopit, por i Rudinës, që i përket shenjës së virgjëreshës.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533