INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, publikon mesazhet! Një tjetër ish-konkurrente nxjerr “BLOF” Saimirin: Edhe mua më ka ftuar te vila…[FOTO]

Ups, publikon mesazhet! Një tjetër ish-konkurrente nxjerr “BLOF” Saimirin: Edhe mua më ka ftuar te vila…[FOTO]

Publikuar më: 10:30 08-01-2021

Silvana ish konkurentja e ‘Love Story’ akuzoi Saimirin, “princin modern” se ka ftuar vajzat në vilën e tij, gjë që është e ndaluar nga produksioni dhe se ky i fundit duhet t’ia kontrollojë mesazhet.

Mirëpo, ishte drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu ajo që tha se ia kanë kontrolluar telefonin dhe se nuk kanë gjetur asgjë.

Silvana ka nxjerrë edhe disa provat, duke publikuar në Instastory bisedat e Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.

Së fundmi, duket se asaj i është bashkuar një tjetër ish-konkurrente. Bëhet fjalë për Vivien Thano, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory shkruan se i beson deklaratave të Silvanë, Kejdës etj., sepse edhe atë e ka ftuar në shtëpi, por ajo ka refuzuar. Kujtojmë se ndarja e Vivien nga emisioni nuk ishte shumë paqësore. 

auto_20210107_2225401610091852.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031330585479736