INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, e tha! Enca hedh një 'thumb' për të gjithë ju që bëni këtë VEPRIM, por më shumë e ka me këta personazhe VIP! [FOTO]

Ups, e tha! Enca hedh një 'thumb' për të gjithë ju që bëni këtë VEPRIM, por më shumë e ka me këta personazhe VIP! [FOTO]

Publikuar më: 19:28 06-11-2020

Këngëtarja Enca Haxhia di gjithmonë si të tërheq vëmendjen në rrjete sociale, me fotot që publikon, por edhe me statuset që shpeshherë nxisin komente të shumta.

Me statusin e fundit duket se Enca i hedh një thumb kolegëve të saj që nuk e suportojnë.

Këngëtarja bukuroshe shkruan se ia shpifin ata që e ndjekin, por kurrë nuk i pëlqejnë fotot e saj.

“Njerëzit që të ndjekin por nuk t’i pëlqejnë kurrë postimet, ta shpifin! Ups, e thashë!”, shkruan Enca, duke i bërë fansat kuriozë se me kë e ka këtë status thumbues.

Screenshot_4-224x400.jpg

Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shpreh hatërmbetje ndaj kolegëve.

Kohë më parë, Enca u shpreh e zhgënjyer që disa artistë nuk e mbështesin kur ajo publikon këngë të reja, duke i publikuar në InstaStory, siç ndodh zakonisht mes kolegëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223