INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universiteti 'Marin Barleti' bën bashkë studiues shqiptarë e jo vetëm: Ballkani mes vlerave të përbashkëta e globalizimit [VIDEO]

Universiteti 'Marin Barleti' bën bashkë studiues shqiptarë e jo vetëm: Ballkani mes vlerave të përbashkëta e globalizimit [VIDEO]

Publikuar më: 15:46 17-03-2018

Sfidat e Ballkanit, marrëdhëniet strategjike mes vendeve të rajonit, integrimi, diplomacia ishin disa nga pikat kyçe të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të zhvilluar nga Universiteti jo Publik në Shqipëri 'Marin Barleti'.

Konferenca e mbajtur këtë të shtunë me temën“Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike, vlerat e përbashkëta dhe globalizimi”t ek kampusi i universitetit bëri bashkë studiues e studentë jo vetëm nga universitetet shqiptare, por edhe nga rajoni si Turqia, Kosova, Maqedoni, Bosnja.

Rektori i universitetit "Marin Barleti", Profesor Doktor Marenglen Spiro vlerësoi pjesëmarrësit dhe zhvillimin e një konference të tillë , tema e së cilës sipas tij i përshtatet më së miri kohës ku jetojmë.
Profesori në fjalën e tij nënvizoi se Ballkani duhet të integrohet në Bashkimin Europian duke kërkuar edhe më shumë veprim nga intelektualët.

"Temat e konferencës janë tema të kohës. Jam i lumtur për këtë bashkëpunim ndërkombëtar.Në gjendjen që është me problematikat e shumta Ballkani pret nga intelektualët një aksion veprues. Në mjedisin e trembur të rajonit tanë janë të paktë intelektualët që denoncojnë të keqen në themelin e saj. Nxisni reforma dhe përparimin tuaj në rajon' ishte mesazhi i Profesorit.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila ishte e ftuar në punimet e konferenës vlerësoi zhvillimin e një eventi të tillë nga Universiteti "Marin Barleti" si një mënyrë për të vijuar ndërveprimin me vendet e rajonit.

Nikolla u shpreh se Ballkani do të jetë pjesë e Europës me sjellje e qëndrime europiane.

"Jam e lumtur që Universiteti Marin Barleti u kreditua me 6 vite. Kjo konferencë është e një rëndësie të vecantë në tematikë për të vijuar në një ndërveprim me vendet e rajonit. A do të jetë Ballkani në Europë? Do të jemi europian në sjellja vlera e qëndrime prandaj është e rëndëishme zhvillimi konferencave të tilla. Sepse Shqipërinë e bën europiane pikërisht sjellja". nënvizoi Nikolla.

Në hapjen e punimeve Zëvendës Rektorja e universitetit "Marin Barleti"Zamira Çavo nënvizoi se për të krijuar një atmosferë të mirë e paqësore në Ballkan duhet punuar me projekte të përbashkëta dhe mbi të gjitha për një trashëgimi marrëdhëniesh të mira reciproke.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824