INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unioni i Gazetarëve i jep lamtumirën koleges së ndjerë Irena Vreto [FOTO]

Unioni i Gazetarëve i jep lamtumirën koleges së ndjerë Irena Vreto [FOTO]

Publikuar më: 10:50 13-09-2017

Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetares së njohur ka tronditur të gjithë median dhe publikun shqiptar.

Irena Vreto, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur e Korçës ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë 4 vjeçare me një sëmundje të rëndë. Pak minuta më parë ka ardhur lamtumira për Irenën nga Unioni i Gazetarëve, pasi krahas punës shumëvjeçare si gazetarem ajo ishte themeluese e degës në Korçë të organizatës. Në deklaratën e bërë publike në faqen zyrtare në Facebook, Unioni shkruan jo vetëm për kolegen, por edhe miken e paharruar, e cila “karakterizohej nga një solidaritet i përhërshem dhe ambicie e fortë intelektuale, duke i bashkangjitur profesionalizmit të vet edhe pasionet e një artisteje dhe intelektualeje këmbëngulëse dhe e drejtpërdrejtë”. Organizata thekson vlerën e saj si mbështetëse e fuqishme e të gjitha nismave për komunitetin e gazetarëve profesionistë në vend, duke e mbyllur me pohimin e dhimbshëm se ikja e saj nga jeta lë një vend të madh bosh në radhët e gazetarëve dhe raportuesit e medias shqiptare. 

unioni.png

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037