INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet taksa për kompanitë ajrore. Nga Janari i 2018 tarifa prej 50 euro do të ulet me 3.9 % [VIDEO]

Ulet taksa për kompanitë ajrore. Nga Janari i 2018 tarifa prej 50 euro do të ulet me 3.9 % [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 24-11-2017

Çdo kompani ajrore që përdorë hapësirën tonë ajrore i paguan Shqipërisë rreth 50 euro. Kjo është një tarfië e cila paguhet më vete nga pagesa e terminaleve. Mirëpo më ardhjen e vitit 2018 kjo pagesë do të ulet me 3.9%. Lajmin e ka bërë publikë vetë kompania Albcontrol në sezonin e 109 të Komitetit të Zgjeruar për Tarifat e Korridoreve Ajrore. Përfaqësuesit e IATA e vlerësuan dhe e përshëndetën iniciativën e ndërmarr nga vendi ynë.

Aktiviteti u zhvillua përgjatë muajit nëntor në EUROCONTROL.

Kjo është një mbledhje që zhvillohet dy herë në vit, në qershor shtetet paraqisni vlerësimet e tyre paraprake për llogaritjen e kostos baze për vitin e ardhshëm, e ndërsa në nëntor çdo anëtarë paraqet taksat që do aplikojë për vitin e ardhshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035171508789062