INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i prodhuesve të ushqimeve

Ulet numri i prodhuesve të ushqimeve

Publikuar më: 14:36 09-11-2018
Viti 2017 nuk ka qenë i mirë për bizneset. Qindra nga to janë mbyllur në krahasim me vitin 2016.
Sipas INSTAT në vitin 2017 ka rënë me 0.8 % numri i ndëmarrjeve krahasuar më vitin paraardhës. 
 
 
INSTAT sqaron se numri i prodhuesve të ushqimeve ka pësuar rënie më të theksuar me 1,3 % krahasuar me vitin 2016, ndërsa bizneset që operojnë në tregun e shërbimeve ka pësuar rënie me 0,7 %.
 
Por çuditërisht treguesit negativë të uljes së ndërmarrjeve nuk reflektohen tek numri i të punësuarve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në sektorin e ndërmarjeve të prodhimit numri i të punësuarve është rritur me 5.9 % dhe po ashtu shitjet dhe investimet në këtë sektor kanë pësuar rritje në shifra jo të ulëta.
 
Kjo tendencë e rritjes së numrit të të punësuarve është dhe tek ndërmarjet e prodhimit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2017 numrit i të punësuave në këto biznese që merren me shërbimet është rritur me 4.4 %, krahasuar me vitin 2016.
 
Këto të dhënat kontradiktore mes numrit të ndërmarrjeve dhe numrit të punësuarve tregojnë se ndërmarrjet më të mëdha në kapital janë forcuar në treg, duke mundësuar punësimin e më shumë njerëzve dhe kryerjen e më shumë investimeve. 
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0030691623687744