INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulen temperaturat, reshje bore në Gjirokastër, Dibër e Korçë

Ulen temperaturat, reshje bore në Gjirokastër, Dibër e Korçë

Publikuar më: 10:30 31-01-2019

I gjithë vendi është përfshirë mëngjesin e sotëm nga moti i ftohtë me reshje shiu dhe bore në zonat malore.
Gjirokastra këtë mëngjes është zgjuar e zbardhur nga bora.

Po ashtu reshje bore ka pasur edhe në disa zona të thella malore të qarkut të Dibrës, ku trashësia ka arritur deri në 30 cm.

Disa fshatra të njësisë administrative Lurë, si Kalaja e Dodës, Selishta, Sllova janë të bllokuara. Po ashtu të bllokuara janë dhe fshatrat e njësisë administrative Zall-Dardhë.

Probleme ka pasur edhe në qarkun e Korçës, ku në Dardhë trashësia e borës ka shkuar në 30 cm, në Voskopojë 20 cm, në Qafë Qarri 25 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa pjesërisht me zinxhirë kalohet rruga Korçë-Voskopojë. Ndërkohë vijojnë të mbeten të bllokuara zonat e Lekasit, Velcan dhe Dardhas. E kalueshme me zinxhire edhe aksi Erseke-Leskovik, Korce-Pustec.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654