INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uji i pijshëm helmon Bulqizën, rritet “frikshëm” numri i të shtruarve në spital

Uji i pijshëm helmon Bulqizën, rritet “frikshëm” numri i të shtruarve në spital

Publikuar më: 10:47 05-05-2019

Në harkun kohor të 24 orëve, Urgjenca e Spitalit të Bulqizës ka pritur mbi 70 persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve në shëndet që besohet se janë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Gjatë natës janë paraqitur në spital 40 persona të tjerë.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës dhe mjekët thonë se intoksikimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Drejtorisë së Ujësjellësit në Bulqizë një ditë më parë thanë për mediat se nuk janë njoftuar për ndonjë defekt në tubacionet që kalojnë në galeritë e minierave të zonës D.

Por ende nuk ka një përgjigje zyrtare se përse janë helmuar qytetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0023560523986816