INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëtoi nga Kosova drejt Zvicrës, zbulohet ARSYEJA pse Tayna theu karantinën!

Udhëtoi nga Kosova drejt Zvicrës, zbulohet ARSYEJA pse Tayna theu karantinën!

Publikuar më: 22:26 06-05-2020

Ditën e djeshme, Tayna befasoi ndjekësit e saj në Instagram me një postim ku tregonte se po nisej drejt një shteti tjetër.

Reperja publikoi foto nga avioni ku tregonte se po shkonte në Zvicër, ndërkohë që fluturimet vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Menaxheri i Taynës ripostoi foton e saj në InstaStory, krahas së cilës shkruante:

“A ka kufij për ty, a ka koronë?”

Ndërsa Tayna ia ktheu me humor:

“Për dikë po, për dikë jo”.

kjet.jpg

Sot, “Prive.al” ka shuajtur kuriozitetin e ndjekësve për arsyen e udhëtimit të Taynës dhe thyerjen e karantinës nga reperja.

Mësohet se ajo është nisur drejt Zvicrës për të xhiruar një videoklip të ri, pavarësisht se Covid-19 vazhdon të jetë një rrezik për të gjithë.

Me këtë veprim, reperja ka vendosur në rrezik jo vetëm jetën e saj por edhe të personave që punojnë për të.

Shpresojmë që ky vendim të mos ketë pasoja!

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164