Jeta e Zaimina Vasjarit është zbukuruar tej mase kohët e fundit pas ardhjes në jetë të vogëlushes Khloe dhe këngëtarja mesa duket ndjenjën e të qenit nënë për herë të parë por e përjeton më së miri.
Në Instagram Zai ka postuar foto me vogëlushen nga momentet që kalojnë bashkë dhe gjithashtu na tregoi edhe një super dhuratë që i kishte bërë vajzës së saj, një byzylyk të bukur floriri me emrin Khloe.
Mesa duket këngëtarja po planifikon të rimodelojë shtëpinë dhe me postimet e saj në Instastory na ka treguar projektet e reja.
Shumë finesë dhe luks shfaqet në projektet e postuara prej saj dhe sipas gjasave pas ardhjes në jetë të vajzës, këngëtarja po planifikon të ketë një shtëpi me kushte më të mira që mund të ekzistojnë.








28 Nov 2025 





