INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se ishte e lidhur me Ledrin, tani mes këtij të fundit dhe Gashit, ja cilin zgjedh këngëtarja shqiptare! [FOTO]

U tha se ishte e lidhur me Ledrin, tani mes këtij të fundit dhe Gashit, ja cilin zgjedh këngëtarja shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 23:04 21-03-2019

Para pak kohësh reperi Ledri Vula, u përfol se ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Diona Fona. Megjithatë këto spekulime morën fund pasi u zbulua e dashura e tij e vërtetë, e cila është shoqe me Dionën.

Këngëtarja bukuroshe nga Kosova, Diona Fona, ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të promovuar videoklipin e saj më të ri “E ke dit”.

Në fakt, ky është projekti i shtatë muzikor që këngëtarja 20 vjeçare ka publikuar brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Diona pranoi se është duke punuar intensivisht që të vazhdojë më të njëjtat ritme, edhe pse dëshiron shumë që së shpejti të vijë me një bashkëpunim.

Teksa në ekran iu desh të zgjidhte mes dy reperave të njohur si Gashi dhe Ledri, zgjedhja e saj ishte ky i fundit.

Sipas Dionës, Ledri e ka më të lehtë të përshtatet me stile të ndryshme, ndaj bashkëpunimi me të me siguri do rezultonte mjaft i suksesshëm.

fghj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764