INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se është ndarë nga i fejuari pas ngjarjes së bujshme pasi 'hoqi' unazën! Ky detaj në këtë FOTO të Elvana Gjatës zbulon të vërtetën e lidhjes së saj [FOTO]

U tha se është ndarë nga i fejuari pas ngjarjes së bujshme pasi 'hoqi' unazën! Ky detaj në këtë FOTO të Elvana Gjatës zbulon të vërtetën e lidhjes së saj [FOTO]

Publikuar më: 22:03 18-02-2019

Elvana Gjata është rikthyer pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga skena shqiptare. 

Mbrëmë këngëtarja ka mbajtur koncert me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Sigurisht që një event i tillë me një personazh si Elvana nuk mund të kalohej pa u komentuar deri në detajet më të vogla.

Një detaj që ra në sy ishte mungesa e unazës së diamantit në gishtin e  Elvanës, një unazë që muaj më parë u komentua gjatë dhe në mediat rozë u përfol se Elvana ishte fejuar.

E megjithatë pavarësisht aludimeve, duhet të themi se në fakt këngëtarja e ka ende unazën e saj dhe kjo duket qartë në foton e shkrepur disa ditë më parë gjatë provave të koncertit.

Ndoshta këngëtarja ka vendosur mos t'a mbajë gjatë koncertit për të mos tërhequr vëmendje, ndonëse kjo zgjedhje e rriti akoma dhe më shumë vëmendjen.

Gjithsesi momentalisht nuk mund të themi asgjë me siguri dhe na duhet të presim për të tjera evente për të vënë re këtë detaj që nisi kaq shumë aludime. 

awrgye4t4hgewrg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328