INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se Alba Hoxha dhe Albi Nako u ndanë prej prindërve të balerinës, por shihni se çfarë u bën prindërve kjo e fundit [FOTO]

U tha se Alba Hoxha dhe Albi Nako u ndanë prej prindërve të balerinës, por shihni se çfarë u bën prindërve kjo e fundit [FOTO]

Publikuar më: 16:00 07-07-2019

Prej ditësh në media është komentuar gjatë për ndarjen e koreografit Albi Nako nga balerina e njohur Alba Hoxha. Pasi ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, nuk u panë më bashkë dhe burime pranë tyre konfirmuan dhe madje treguan dhe shkakun e ndarjes.

U tha se shkak për ndarjen ishin bërë prindërit e Albit, të cilët nuk e miratonin lidhjen!

Por “iconstyle.al” mësoi përmes burimeve të afërta me dyshen, se arsyeja e ndarjes janë bërë prindërit e Albës dhe jo të Albit siç u tha pak ditë më parë.

Sipas burimeve për “iconstyle.al”, kanë qenë prindërit e balerinës ata të cilët nuk e miratonin lidhjen dhe kjo për shkak të diferencës në moshë mes saj dhe koreografit të njohur!

E megjithatë, pavarësisht këtyre lajmeve as Alba dhe Albi nuk kanë reaguar publikisht, madje balerina ditën e sotme, si për ironi ka postuar në Instastories, video të të dy prindërve të saj duke na i prezantuar dhe duke treguar se po e kalon të djelën në pishina me ta. 

rwferwqw.jpg

qwfwwfv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044121742248535