INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që “The Simpsons” kanë parashikuar finalen, por sapo u doli parashikimi tjetër për Botërorin që do t’ju çudisë [VIDEO]

U tha që “The Simpsons” kanë parashikuar finalen, por sapo u doli parashikimi tjetër për Botërorin që do t’ju çudisë [VIDEO]

Publikuar më: 22:46 02-07-2018

Është përfolur shpesh për parashikimet serialit të famshëm vizatimor “The Simpsons” e tashmë vëmendja është rikthyer te futbolli. Janë mbi 15 raste që janë parashikuar për të ardhmen në këtë serial dhe mjafton të përmendim fitoren e Brazilit në Kupën e Botës së vitit 2014, shpërthimin e virusit Ebola, skandalin në FIFA, por një nga seritë e shumta që ata kanë prodhuar, është edhe finalja e Kupës së Botës 2018.

Në këtë episod, personazhet e serialit shkojnë në stadium për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës. Në fakt, finalistët nuk janë emra të mëdhenj, por me këtë fillim Botërori, ato kanë treguar një formë të mirë.

Bëhet fjalë për Meksikën dhe për Portugalinë, kampione e Europës në fuqi, por ky parashikim nuk u doli.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që “The Simpsons” nuk kanë dështuar në një parashikim tjetër për Botërorin dhe ka të bëjë me Neymar. Në një video që po bën xhiron e rrjetit shihet një personazh i Simpsons me uniformën e Brazilit që simulon në fushë dhe më pas ngrihet në këmbë pa asnjë problem.

Pra fiks ashtu siç po e akuzojnë të gjithë Neymarin, domethënë që rrëzohet kot.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488