INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që do fitojë Festivalin e Këngës në RTSH, Elvana Gjata ka dy fjalë për këngën e saj të publikuar! [VIDEO]

U tha që do fitojë Festivalin e Këngës në RTSH, Elvana Gjata ka dy fjalë për këngën e saj të publikuar! [VIDEO]

Publikuar më: 11:29 10-12-2019

Janë publikuar të gjitha këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar. Kënga e parë që është publikuar, është ajo e Elvana Gjatës e cila mban titullin “Me tana” dhe erdhi në versionin audio. Kujtojmë që fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në festivalin e njohur Eurovision dhe para pak javësh u tha që Elvana do të jetë fituesja e këtij viti.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Elvana iu ka shprehur mirënjohjen të gjithë fansave që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin. "Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim. Nuk ka kupë, fitore, festival që mund të më japi atë që ju më keni dhënë në më shumë se një dekadë. Përulem para jush. Tan jetën ju dua me tana”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar, në të cilën jepet një pjesë e kengës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018811225891113