INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shpall i zhdukur. Gjendet i groposur trupi i 34-vjeçarit

U shpall i zhdukur. Gjendet i groposur trupi i 34-vjeçarit

Publikuar më: 16:05 14-07-2018

34-vjeçari Elion Hysa, i cili ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i vrarë dhe i groposur. Mësohet se i riu është gjetur pranë zonës së Niklës në Fushë Krujë.
Dyshohet se Elion Hysa fillimisht është vrarë dhe më pas e kanë groposur pranë varrezave të Niklës. Ai rezulton një person i njohur nga policia dhe ishte shpallur në kërkim, pasi ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e Edmond Theodhorit të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015-të në Sarandë, ku dyshohet se ishte bashkëpunëtor.
Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e hënë, ndërkohë që prej tre vitesh ai i fshihej drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104