INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shfaq i lyer me ''make up'', Genta e Big Brother ka dy fjalë për biznesmenin shqiptar GAY: Të jesh...[FOTO]

U shfaq i lyer me ''make up'', Genta e Big Brother ka dy fjalë për biznesmenin shqiptar GAY: Të jesh...[FOTO]

Publikuar më: 11:21 04-05-2019

Biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media për faktin se ka pranuar publikisht se është homoseksual, Elton Ilirjani i ka befasuar të gjithë me foton e fundit të publikuar para pak ditësh në Instagram pasi pothuajse nuk njihet.

Ilirjani shfaqet i lyer me makjazh teksa mban në qafë e duar rruaza perlash.

Biznesmeni po festonte përvjetorin e 7 të kompanisë së tij me një set fotografik nga Fadil Berisha. “Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruante Ilirjani.

Genta e “Big Brother” e ka publikuar foton e Ilirjanit në Instastory dhe e ka mbështetur biznesmenin duke i shkruar se të arrish majat e suksesit pa u viktimizuar është arritje.

“Të jesh n-ë paqe me veten dhe me trupin tënd është gjëja më e bukur. Të mosviktimizohesh për të marrë lekë dhe mëshirë kot, por të punosh fort të arrish majat e suksesit, kjo po që është arritje. Ti je fantastik Elton Ilirjani”, shkruan Genta.

tratd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049