INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U rrëzua në skenë pasi mori kurorën? Miss-i shqiptar zbulon të vërtetën [FOTO]

U rrëzua në skenë pasi mori kurorën? Miss-i shqiptar zbulon të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 20:38 06-11-2018

Klaudia Kalia, miss-i shqiptar që doli në 10-ëshen më të mirë të Miss Grand International e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, tregoi sesi ishte të merrje pjesë në një garë ndërkombëtare.

Miss-i shqiptar foli edhe për një nga prapaskenat më të veçanta që u komentua shumë gjatë këtij spektakli.

Është fjala për rrëzimin e fitueses nga Paraguai, Clara Sosa, pasi rrëmbeu kurorën.

Ndonëse u përfol si një incident, Klaudia, e cila e pa nga afër performancën, u shpreh se gjithçka ishte e inskenuar, madje ka dhe një moment në video kur Clara Sosa rregullon pozicionin e këmbës për të pozuar më bukur edhe pse ishte e shtrirë në skenë.

missi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559