INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U refuzohet azili, Gjermania dëbon 150 azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova

U refuzohet azili, Gjermania dëbon 150 azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova

Publikuar më: 18:47 27-09-2017

Shumë shtetas shqiptar dhe kosovar kanë emigruar drejt Gjermanisë me shpresën për të fituar azil, por fatkeqësisht u ka shkuar mundi kot. Shumë azilkërkues shqiptar janë dëbuar nga Gjermania pas refuzimit të azilit dhe një tjetër avion është nisur sot në në orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, në të cilin ndodhesh 150 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Bëhet fjalë për 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 të Kosovës, të gjithë me status të refuzuar (me përgjigje negative) të azilit. Një zëdhënës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thënë për bild.de se aeroplani fillimisht do të fluturonte drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665