INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U puth me Robert Berishën, konkurrentja zbulon detaje pas programit: Pas puthjes ai insistoi…

U puth me Robert Berishën, konkurrentja zbulon detaje pas programit: Pas puthjes ai insistoi…

Publikuar më: 19:29 07-02-2022

Kleona, konkurrentja e “Love story” javë më parë bëri bujë të madhe me puthjen që shkëmbeu me Robert Berishën.

Puthja po vazhdon të komentohet akoma dhe së fundmi ka folur konkurrentja e ftuar në “Expuls”.

“Aty në fakt na kishte kapur të gjithave emocioni, por unë si gocë më guximtare se të tjerat e bëra fakt të kryer. Xhensila e di që jam e çmendur dhe pyeti e bëri me të vërtetë kjo këtë? Nuk ishte ndonje pyetje e gjatë, por u ndjeva mirë”, tha ajo.

Teksa u pyet Kleona tha se pas puthjes Roberti ka insistuar të njihen më shumë.

Gazetari: Të tha ndonjë gjë Roberti pas programit? Ndonjë ngacmim ndonjë mesazh?

Kleona: E di që të intereson të dish çfarë pas puthjes, por nuk do t’i them.

Gazetari: Dmth që ka pasur?

Kleona: Po gjithë kjo gocë mos ketë?

Gazetari: Ishte Roberti ai që insistoi?

Kleona: Të lutem shumë, unë jam gocë tradicionale dhe i bën burri këto gjëra.

Article Logic
Execution time: 0.0047829151153564