INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U prish aleanca/ Pas sherrit me Efin, Kiarës i ndodh e papritura, ja për çfarë bëhet fjalë

U prish aleanca/ Pas sherrit me Efin, Kiarës i ndodh e papritura, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 13:27 05-04-2023

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Efi Dhedhes dhe Kiara Tito kanë pasur një debat të fortë me njëra-tjetrën, ku të dyja u shprehen të zhgënjyera. E pikërisht ky debat ka bërë që publiku që ishte fans i të dyja vajzave të ndahet mes tyre.

Fansat kanë treguar revoltën e tyre përmes komenteve të shumta në rrjetet sociale si dhe duke mos ndjekur njërën prej tyre apo duke nisur që të ndjekë tjetrën në “Instagram”.Kiara i tha Efit se nuk ka bërë asnjë postim për të

Mjafton të hapni profilin e Efit dhe në komente shihet qartë se shumica e mbështesin për lojën e saj. Madje banores ka nisur t'i rriten ndjekësit. Kujtojmë që dy ditë më parë Efi u kritikua shumë pas rifutjes në “Big Brother VIP2”, por debati në prime ka ndryshuar opinionin e fansave. 

Nga ana tjetër Kiara ka marrë kritika dhe akuza se po ndan Luiz Ejllin nga mikesha e tij, Efi. Madje disa komentues shprehin revoltën duke thënë se po e heqin nga lista e ndjekësve.

“Instagrami” i saj numëronte 678 mijë ndjekësa në nisje të spektaklit të djeshëm, por pas debateve të ashpra me Efin dhe diskutimeve me banorët, ajo ka humbur mbi 10 mijë ndjekës.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717