INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U prehtë në paqe! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, miqtë dhe kolegët e “vajtojnë” me këto shkrime prekëse [FOTO]

U prehtë në paqe! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, miqtë dhe kolegët e “vajtojnë” me këto shkrime prekëse [FOTO]

Publikuar më: 18:21 24-04-2018

Ditë e trishtë për botën e artit

Mëngjesin e ditës së sotme është gjetur i vdekur aktori 23-vjeçar i serialit "O sa mirë", Art Kurti. Ai u gjet me një plumb në kokë afër fshatit Goden, në një makinë që ishte e një shokut të tij dhe pranë tij është gjetur një pistoletë. Kurti njihej si “gjakovari” në serialin e njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. Po ashtu i riu ishte edhe kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Policia ka hedhur dyshimet se bëhet fjalë për vetëvrasje. “Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, -ka deklaruar Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë. Të afërm me aktorin kanë rrëfyer se i riu gjatë kohëve të fundit pasur probleme personale dhe ka shfaqur shenja depresioni.

Kjo ngjarje tragjike ka hidhëruar miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njihnin aktorin e serialit “O sa mirë”. Mes pikëllimit të madh ata kanë shprehur dhimbjen që ndjejnë nga humbja e mikut, kolegut dhe shokut të tyre të dashur.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin ‘O Sa Mirë’. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, kanë shkruar kolegët e tij në një postim në faqen zyrtare në Instagram të serialit “O sa mirë”.

OSAMIR.png

 

I tronditur nga ky lajm ka ngelur edhe miku i tij i ngushtë, reperi Gold AG, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram na ka treguar se ata do të takoheshin së shpejti pas një ftese që aktori i kishte bërë.
“Allahu të mëshiroftë o vllau jem, që sa ditë më thirre me ardhë në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pa besueshme që do t’vi në varrimin tënd. O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues”, shkruan Gold AG në përshkrimin e një fotoje ku shfaqet së bashku me Art Kurtin.

GOLD.png


Pjesë e kësaj dhimbje të madhe është bërë edhe moderatorja e njohur, Elita Rudi, e cila nëpërmjet një kolazhi fotosh na ka treguar se ndante një miqësi të ngushtë me aktorin, i cili njihet nga të gjithë me rolin e “gjakovarit” në serialin “O sa mirë”.

“Asnjë fjalë nuk mundet me shpjegu dhimbjen që më ka kaplu për lajmin që e mora sot. Tu prehtë shpirti yt i ndritun në paqe o shoku im i jetës Art Kurti. Do të kujton gjithmonë ‘halla jote’”, përfundon Elita në postimin e saj duke na treguar që e konsideronte si nip të vogël aktorin e njohur.

ELIUTA.png


Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur.

RAMBO.png

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492