INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përplas me Arditin pasi i tha “A je GAY?”, banorët dhe rrjeti kundër Palomës: “Boll se na acarove”

U përplas me Arditin pasi i tha “A je GAY?”, banorët dhe rrjeti kundër Palomës: “Boll se na acarove”

Publikuar më: 11:31 20-10-2021

Që në nisje të puntatës së sotme në shtëpinë e famshme pati debate të forta mes banorëve.

Mollë sherri u bë pyetja që Paloma i bën vazhdimisht Arditit nëse është “gay” apo jo. 

“Ti ia ke bërë tendencioze, nuk i pyetet 3 herë 3 ditë rresht e njëjta pyetje, për ta bërë të ndihet keq,” i tha Donaldi.

Ndërsa Paloma tha se kurrë nuk do ta gjykonte edhe nëse do të ishte gej, sepse ka një familje dhe nuk do të dalë mendje mbyllur.

Këtu ka ndërhyrë ashpër Arjola që i tha: “Po për familjen e tij a mendove pak? Po rri o Paloma boll se na acarove, ia ke bërë me tendencë”.

Article Logic
Execution time: 0.0022339820861816