INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për ndarje, këto fjalë të Tunës për Patrisin vulosin gjithçka! [FOTO]

U përfolën për ndarje, këto fjalë të Tunës për Patrisin vulosin gjithçka! [FOTO]

Publikuar më: 14:01 17-05-2020

Vetëm pak javë më parë, Tuna dhe Patris Berisha ishin në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një ndarje mes çiftit. Dyshja e njohur nuk u panë më së bashku dhe nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Për më tepër këngëtarja nuk mbante më as mbiemrin e partnerit të saj dhe kjo ngriti akoma më shumë dyshime se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Megjithatë pak kohë më parë i ftuar në emisionin "Një kafe me Labin", Patrisi bëri me dije se ai dhe Tuna vazhdojnë të jenë bashkë dhe janë shumë të lumtur.

Këtë e ka vërtetuar së fundmi dhe Tuna, e cila këtë të Shtunë ka uruar publikisht bashkëshortin me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo ka publikuar në Instastory një video të Patrisit pranë Tianit dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla.

“I dashur burrë, do doja të uroja më të mirat por ti tashmë i ke. Më ke mua dhe Tianin”, ka shkrua këngëtarja. Patrisi po e kalon ditëlindjen në karatinë prandaj dhe si shkrim dekor për tortën ka zgjedhur "torta e karantinës".

bbbbb.png

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096