INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

Publikuar më: 19:58 02-10-2026

Alketa Vejsiu ishte e ftuara e parë në premierën e emisionit “Live me Luizin”, ku përballë Luiz Ejllit foli për karrierën dhe disa prej temave që kanë qarkulluar së fundmi rreth saj. Mes tyre ishin edhe zërat për një rikthim të mundshëm në “Big Brother” si opinioniste.

Gjatë bisedës, Ejlli e pyeti drejtpërdrejt moderatoren për thashethemet se mund të zërë një nga karriget e opinionistëve të reality show-t.

Nga përgjigjja e saj, Vejsiu la të kuptohej se nuk bëhet fjalë për një angazhim të tillë, ndërsa e kaloi situatën edhe me humor.

Luizi: Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother. Karrigen e kujt do të zësh?

Alketa: Unë nuk zura karrigen e askujt, më thanë të ulem se nuk ishte Arbri dhe u ula.

Luizi: Nuk po them për atë puntatën e vjetshme, për tani.

Alketa: Unë do të pres të mërzitet Ledjoni. Bëj shaka, jam e lumtur që e drejton Ledioni se e bën shumë mirë. Ashtu siç Arbana e ka bërë shumë mirë dhe unë do ta bëja në atë stilin tim, por sërish shumë mirë.

Luizi: Dy gabime janë bërë në këtë botë, ikja e Messit nga Barcelona dhe e jotja nga Top Channel. Këtu dukesh edhe më e bukur.

Vejsiu vlerësoi kështu drejtimin e formatit nga Ledion Liço, ndërsa përmendi edhe punën e bërë më herët nga Arbana Osmani, duke theksuar se secili moderator ka stilin e tij.