Vetëm pak ditë na ndajë nga Festivali i Këngës në RTSH dhe duket se surprizat kanë nisur të zbulohen pak e nga pak.
Para disa ditësh, u publikuan të gjitha këngët pjesëmarrëse dhe në rrjetet sociale filluan ‘bastet’ për fituesit.
Mes emrave të shumtë, vëmendjen më të madhe e kanë marrë Arilena Ara dhe Elvana Gjata.
Kjo e fundit, do të ketë një koreografi tipike shqiptare dhe këtë e ka bërë të ditur gazetari Eni Shehu.
Ai ka postuar në Instagram një video, ku Elvana e veshur mjaft sportive shihet duke dredhur shaminë e kuqe në akademinë e Albi Nakos.
Me sa duket, koreografia e Elvanës do të jetë një kërcim me elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ajo ka.
View this post on InstagramA post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on
![U përfol si fituese, zbulohet koreografia e Elvana Gjatës në Festivalin e RTSH [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/942703e8cc4aadd8d48ed647fbfc5a3c_L.jpg)