INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
U përfol se është në lidhje me Arbër Çepanin dhe i publikuan videon intime duke u puthur me dikë tjetër, Rizarta Hoxha reagon ashpër!

U përfol se është në lidhje me Arbër Çepanin dhe i publikuan videon intime duke u puthur me dikë tjetër, Rizarta Hoxha reagon ashpër!

Publikuar më: 10:27 29-08-2026

Vetëm pak ditë pasi rrjeti ziente nga thashethemet për një romancë të mundshme dhe një arratisje në Spanjë me Arbër Çepanin, një video e re ka trazuar sërish ujërat për Rizarta Hoxhën.

Pamjet e një puthjeje me një djalë misterioz, të publikuara me pyetjen provokuese nëse kanë ndodhur para apo pas udhëtimit të përfolur, nga gazetari Elton Tozaj, kanë mjaftuar për të ndezur kuriozitetin e të gjithëve. Por në vend të një heshtjeje apo një sqarimi diplomatik, blogerja ka zgjedhur të përgjigjet me një reagim të ashpër në rrjetet e saj sociale, duke i shpallur \"luftë\" të hapur publikimeve të tilla.

Në një seri postimesh, Rizarta nuk i ka kursyer ironitë e forta, duke e krahasuar qasjen e mediave të caktuara me \"versionin dixhital të zonjave të lagjes\" që përgjojnë pas dritareve se kush hyn e kush del.

Ajo e ka cilësuar lajmin si një \"thashethem me logo\" të bazuar në video të dërguara nga inati dhe jo në gazetari të mirëfilltë. Duke theksuar se klikimet nuk mund të justifikojnë cenimin e jetës private, blogerja bëri të qartë se nuk do të ketë më asnjë koment publik nga ana e saj.

E vendosur për të mbrojtur imazhin e saj, ajo paralajmëroi se kjo çështje i ka kaluar drejtësisë, duke u bazuar ashpër në Kodin Civil dhe ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale.