INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol gjatë për lidhjen e dashurisë mes Ledri Vulës dhe Rita Orës, më në fund kjo histori merr një përgjigje! Reperi tregon të vërtetën

U përfol gjatë për lidhjen e dashurisë mes Ledri Vulës dhe Rita Orës, më në fund kjo histori merr një përgjigje! Reperi tregon të vërtetën

Publikuar më: 19:00 03-05-2018

Rita Ora padyshim është një ndër vajzat shqiptare më të komentuara thuajse në të gjithë botën, padyshim suksesi i saj dhe hitet që ka sjellë në tregun muzikorë ndërkombëtarë janë pritur shumë mirë nga një numër i madh personash.

Por edhe Ledri Vula nuk ngelet pas, ai është cilësuar si një ndër djemt më seksi në Shqipëri dhe shpesh herë është përfolur për lidhjet e tij të shumta me një numër i madh vajzash, ndër to edhe Rita Ora.

Kujtojmë se gjatë koncertit për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në shkurt, pati një shkëndijë mes dy këngëtarëve.

Pikërisht në prapaskenat e atij koncerti ai ka dhënë një intervistë për ‘Tema Tv’ dhe nuk i ka shpëtuar një pyetje për marrëdhënien e përfolur shumë gjatë më Rita Orën.

Në intervistën në fjalë, Ledri tregoi që pati një flirt mes tyre, por me shaka tha: “Pas koncertit harroi të më shkruante”, duke lënë të kuptohet se çdo gjë mes tyre ka filluar dhe mbaruar aty.

Screenshot_64.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043041706085205