INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përballën bashkë në gjyq për ''Zogun e Tunës'', por ja çfarë kanë bërë tani Olti Curri dhe Soni Malaj! [FOTO]

U përballën bashkë në gjyq për ''Zogun e Tunës'', por ja çfarë kanë bërë tani Olti Curri dhe Soni Malaj! [FOTO]

Publikuar më: 19:08 26-07-2018

Si është marrëdhënia e tyre?! 

Pak kohë më parë në rrjete sociale bëri bujë lajmi se moderatori dhe opinionisti Olti Curri do të përballej në gjykatë me këngëtaren Soni Malaj.

Ata u përballën në gjyq për shkak të një statusi në Facebook bashkangjitur një fotoje ku Olti komentonte pozicionin e dorës së Sonit pasi shkruante: “Nderim Tunës”.

Por mesa duket Soni dhe Olti kanë bërë paqe publikisht. Këngëtarja dhe opinionisti janë takuar në një festë “fashion”-i në Durrës të organizuar nga Olesia Arani dhe në intervistë për emisionin “Pushime on Top” kanë pranuar se ky është takimi i parë publik që pas historisë së gjyqit ku artistja e paditi Oltin për fyerje.

Olti Curri, i njohur për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe fenomeneve të ndryshme sociale, i pyetur se a i takon në festa të tilla personazhe me të cilët nuk flet, tha: “Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”.

pushim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328