INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga jeta prej Covid-19, miku i ngushtë tregon mesazhin e fundit Kujtim Prodanit

U nda nga jeta prej Covid-19, miku i ngushtë tregon mesazhin e fundit Kujtim Prodanit

Publikuar më: 22:32 06-01-2021

Ditën e mërkurë, kantatutori i njohur Kujtim Prodani u nda nga jeta duke lënë dhimbje të madhe te të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij.

Prej një jave, Prodani ndodhej në terapi për shkak të infektimit me Covid-19. Mirëpo, sot nuk mundi t’i mbijetojë komplikacioneve që virusi kishte shkaktuar në organizëm.

I ftuar në “Ftesë në 5”, miku i ngushtë i të ndjerit, Ardian Trebicka ka treguar edhe mesazhin e fundit që i ka dhënë Prodani pak para se të ndërronte jetë.

“Vëlla, jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla!”, – ka qenë mesazhi i fundit i kantautorit për mikun e tij të ngushtë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Kujtim Prodani publikoi këngë për miqtë e larguar nga jeta për shkak të të Covid-19, duke mos e ditur që fatkeqësisht do të përjetonte të njejtin fat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879