INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga jeta krejt papritur, zbardhet autopsia, ja pse vdiq Davide Astori!

U nda nga jeta krejt papritur, zbardhet autopsia, ja pse vdiq Davide Astori!

Publikuar më: 20:51 06-03-2018

Mjekësia ligjore në Itali ka thënë fjalën e fundit mbi shkaqet e vdekjes së Davide Astorit. Rezultatet paraprake të autopsisë kanë treguar se mbrojtësi i Fiorentinës Davide Astori humbi jetën për shkaqe natyrale, bradiaritmi.

Bradiaritimi ka të bëjë me ngadalësimin ose çrregullimin e rrahjeve të zemrës, që mund të çojë deri në pushimin e saj.

“Në bazë të provave të autopsisë kryer më datë 6 Mars 2018 në kufomën e Astori Davide Giacomo, në lidhje me shkakun e vdekjes, treguesi mund të konsiderohet për shkaqe kardiake”, citojnë rezultatin e autopsisë mediat italiane.

Prokurori i çështjes, De Nicolo është shprehur për mediat: “Shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e problemit të zemrës. Rrahjet e zemrës së Astorit kanë ndaluar krej natyrshëm sepse u gjet poshtë batanijeve dhe me ushqimin e paprekur”.

Article Logic
Execution time: 0.0026309490203857