INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda me një nga gratë më të bukura në botë, a është penduar Brad Pitt?

U nda me një nga gratë më të bukura në botë, a është penduar Brad Pitt?

Publikuar më: 15:42 02-10-2018

Shumë thashetheme qarkulluan se Angelina Jolie ishte penduar thellë për ndarjen nga ish-burri i saj Brad Pitt. Pas kësaj njerëzit filluan të pyesnin veten se a ndihej dhe aktori 54-vjeçar në të njëjtën mënyrë. Sipas HollywoodLife, Pitt nuk ka asnjë pendesë nga ndarja e tij me Jolie.


“Brad-it nuk i intereson nëse Angelina është penduar apo i mungon. Ajo lidhje ka mbaruar njëherë e mirë dhe Brad nuk do të rikthehet më ose t’i japi një shans të dytë”-tha një burim i afërt me aktorin. Burimi shtoi se vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për aktorin. E kanë futur në dyshime me veten,nëse e ka njohur ndonjëherë Angelinën e vërtetë.

Ai nuk mund ta imagjinonte dot kurrë se gruaja me të cilën ra në dashuri dhe u martua, mund të sillej në atë mënyrë me të’.

Pitt është ende i angazhuar në betejën ligjore për të 6-të fëmijët. Ai ndjen se ka bërë paqe në situatën e tij me Angelinën dhe tashmë është i fokusuar vetëm tek mirëqenia e fëmijëve të tij.

brad-pitt-angelina-jolie-divorce.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038537979125977