INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U masakrua në Angli i riu shqiptar. Policia publikon detaje të reja mbi ngjarjen

U masakrua në Angli i riu shqiptar. Policia publikon detaje të reja mbi ngjarjen

Publikuar më: 15:48 25-02-2018

Detaje të reja dalin në dritë nga mediat britanike, lidhur me vrasjen barbare te shqiptarit ne Angli. Mësohet se, policia ka çuar para drejtësisë tre burra, te akuzuar se dhunuan per vdekje shqiptarin 30-vjeçar Jozef Boci.
Ai mori plagë shume te renda në kokë pasi u godit në mënyrë të përsëritur me objekte të forta nga të paktën tre burra, në juglindje të Londrës të shtunën e kaluar.
Shqiptari Boçi humbi jetën një ditë më parë, pa mundur dot të shpëtonte nga plagët e marra. Ngjarja ndodhi në Greenwich më 17 shkurt.
Policia ka bere përgjegjës për ngjarjen shtetasin Oluwatimilehin Oniyitan, 20 vjeç, Ibrahim James, 21 vjeç dhe Dominic Brown, 29 vjeç. Ndërkohë që një i katërt, 21 vjeç, i arrestuar me dyshim për vrasje, është në paraburgim.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938