INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U martua në 'Big Brother' me Danielin dhe më pas u ndanë, Fotini zbulon nëse e ka gjetur sërish dashurinë e saj [FOTO]

U martua në 'Big Brother' me Danielin dhe më pas u ndanë, Fotini zbulon nëse e ka gjetur sërish dashurinë e saj [FOTO]

Publikuar më: 12:30 05-08-2020

Edicioni i fundit i “Big Brother” kulmoi me martesën e çiftit Fotini dhe Daniel, të cilët u njohën brenda shtëpisë dhe vendosën të kurorëzoheshin me bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Çifti që i thanë ‘po’ njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre.

Por gjërat nuk shkuan siç ata e mendonin dhe për shumë arsye vendosën t’i japin fund lidhjes.

Por çfarë ka ndodhur me Fotininë disa kohë pas ndarjes nga Danieli? Në profilin e saj të “Instagram-it”, ajo ka realizuar një intervistë me ndjekësit dhe njëri prej tyre e ka pyetur për jetën private.

Fotini ka pohuar se është ‘single’ momentalisht dhe me sa duket ndihet shumë mirë kështu.

605D0EF2-8E41-4B99-98A3-A076CF50B457-235x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057