INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U lidh me reperin me ngjyrë, fansat ‘gozhdojnë’ modelen e famshme[FOTO]

U lidh me reperin me ngjyrë, fansat ‘gozhdojnë’ modelen e famshme[FOTO]

Publikuar më: 09:40 28-02-2018

Ndonëse dashuria është një nga ndjenjat më të forta në botë dhe ndonëse thonë se zemra nuk urdhërohet, edhe në ditët e sotme ka nga ata Vip-a që kur zgjedhin partnerin e tyre bombardohen nga fansat me akuza për fakte që këtyre të fundit nuk ju pëlqejnë.

Një rast i tillë është dhe ai i yllit të "Love Island's", Gabby Allen e cila së fundmi është vendosur në një situatë shumë stresuese pas akuzave që ka marrë nga fansat e saj.

Modelja prej kohësh është e lidhur me reperin Marcel Somerville dhe sipas postimeve të Gabb-yt në Insta i kemi parë të dy të shkojnë shumë si dy zogj të dashuruar, por ja që jo të gjithë e përjetojnë mirë dashurinë e dyshes.

26-vjeçarja është prekur nga komentet që ka lexuar në një artikull që e ka shtyrë të bëjë një status ku shkruan se ka arritur në atë pikë sa ka filluar të qajë për këtë çështje.

"Po lexoja komentet në një artikull, nuk dua ta them tek i cili sepse ata janë mizorë dhe do ishte turp për mua t'i bëja reklamë. Në fakt më bëri të qaj. Nuk e di pse hapa t'i shikoja komentet, por pasi pashë njërin koment, u intrigova.

Më habit fakti që njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë komente abuzive, mosrespektuese, raciste për dikë tjetër. A nuk kanë ata familje ose miq që nëse do merrnin këto komente do lëndoheshin?", shkruan Gabby.

Sido që të jetë Gabby dhe Marcel janë shumë të lumtur pranë njeri-tjetrit dhe sipas burimeve të afërta të çiftit ata kanë në plan që së shpejti ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

sry_45.PNG

xfrth_s45.PNG

de56_e6.PNG

dr_ue56.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807