INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U lëndua në protestë, policja Ina Nuka nderohet me

U lëndua në protestë, policja Ina Nuka nderohet me "Medaljen e Nderit”

Publikuar më: 15:27 29-03-2019

Ina Nuka, punonjësja e policisë e cila u plagos gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit, është dekoruar sot nga Ministri i Brendshmëm Sandër Lleshaj me “Medaljen e Nderit”.

Gjatë fjalës së rastit, Lleshaj ka falenderuar Nukën për kontributin e dhënë dhe për modelin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e saj.

“E kam thënë dhe herë të tjera, që ndjehemi mirë që kemi oficerë policie të tillë që kanë përkushtim, kanë patriotizëm, kanë kurajë, kanë profesionalizëm dhe për këtë arsye kam vendosur që në shenjë mirënjohje t’ju akordojë një “Medaljen e Nderit” të Ministrit të Brendshëm, duke ju thënë që përmes saj shpreh gjithë konsideratat dhe vlerësimin tim si ministër i Brendshëm, por edhe të Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë Policisë së Shtetit, për angazhimin tuaj”, ka thënë Lleshaj ndër të tjera.

Nga ana e saj, efektivja Nuka ka falenderuar mnistrin për mirënjohjen si dhe ka rrëfyer se ëndërra e saj nuk është të mbajë fjalime, por që të ishte midis kolegëve të saj.

Article Logic
Execution time: 0.003547191619873