INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua zyrtarisht nga “Portokalli” pas rikthimit, Eneda Tarifa zbulon arsyen: Nuk mund të shitem dhe blihem…

U largua zyrtarisht nga “Portokalli” pas rikthimit, Eneda Tarifa zbulon arsyen: Nuk mund të shitem dhe blihem…

Publikuar më: 16:33 19-02-2021

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ këngëtarja dhe moderatoja Eneda Tarifa ka njoftuar se do të largohet nga ‘Portokalli’, për të vazhduar karrierën e saj artisike.

Në këtë mesazh të gjatë, Tarifa thotë se e ka nxjerr mallin për të qenë prezantuese e spektaklit të humorit dhe tashmë është koha për të vazhduar kontributin e saj artistik për vendin.

Po ashtu, sqaron se komunikimet e saj me fansat do të jenë vetëm në profilet zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin e saj të Youtube.

Statusi i plotë:

Të dashurit e mi, miq real e virtual.

Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik për këtë vend.

Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim ne Youtube. Shihemi së shpejti.

Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Love you all.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486