INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kritikua për shifrën e lartë që kërkoi për në 'Alba Festival', reagon Loredana

U kritikua për shifrën e lartë që kërkoi për në 'Alba Festival', reagon Loredana

Publikuar më: 09:31 05-07-2022

Loredana nuk mori pjesë në "Alba Festival" sepse kërkoi të paguhej 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj. Kjo shifër e lartë u refuzua nga organizatorët e festivalit.

Reperja ka marrë shumë kritika në rrjet pasi në festival nuk munguan figura të njohura publike si Elvana Gjata, Mozzik, Ledri Vula, Mc Kresha, Kida, Tayna, Butrint Imeri e shumë të tjerë. Ndjekësit dhe fansat e kanë konsideruar kërkesën e Loredanës si diçka shumë të tepruar.

Mirëpo, si për "të justifikuar" veprimin e saj, reperja ka publikuar një foto në rrjete sociale që tregon qartë se ajo është mësuar me luksin dhe me jetën e shtrenjtë. Loredana ka publikuar një foto me para në dorë dhe me varëse të shtrenjta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018579959869385