INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën MAT! Zbulohet lidhja e Anna Likës me futbollistin e njohur shqiptar! [FOTO]

U kapën MAT! Zbulohet lidhja e Anna Likës me futbollistin e njohur shqiptar! [FOTO]

Publikuar më: 17:35 25-02-2020

Ishte maj i vitit 2019 kur aktorja e njohur shqiptare Anna Lika tha në festën e ditëlindjes së saj se “burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë” . Vera iku, Anna nuk bëri dasmë, por titujt e mediave rozë për të kanë qenë gjithnjë të lidhur me “personin që i ka vjedhur zemrën”. Përpos aludimeve që kanë qenë të shumta, ky i fundit nuk është identifikuar ndonjëherë në media, të paktën deri më sot.

Burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën aktores simpatike dhe jemi të sigurt që e njihni!

Është fjala për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

“Iconstyle” konfirmon ekskluzivisht romancën mes dyshes që ka pak kohë që ka nisur. Mjafton të shihni postimet e tyre në profilet përkatëse në Instagram, për të parë se së fundi, janë bërë pjesë e një arratisjeje romantike në Nice të Francës.

“Nga Nice me dashuri”, shkruan Amiri në foton e tij që nuk do shumë mend të kuptosh se kush e ka realizuar.

Dyshja nuk ka ende foto të përbashkëta në rrjetet sociale, ndoshta sepse është ende shpejt ose për faktin që nuk dëshirojnë ta bëjnë publike lidhjen e tyre!

83996294_202913387454014_7058580108997553765_n.jpg

87484041_2551663581747534_7620215688641154959_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598