INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën MAT! Pas ndarjes nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth shihet në shoqërinë e një vajze tjetër VIP

U kapën MAT! Pas ndarjes nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth shihet në shoqërinë e një vajze tjetër VIP

Publikuar më: 18:32 11-10-2019

Dy muaj pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, Liam Hemsworth është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze tjetër.

Liam është fotografuar dorë për dore me aktoren Maddison Brown të enjten.

Aktori australian duket se është në fillimet e një romance me yllin 22-vjeçar të serialit “Dynasty”, pasi u pa në një takim me të në West Village, New York, ku i dhanë provat se ka diçka më shumë sesa miqësore mes tyre.

Mesa duket pas lidhjes së re së yllit të muzikës pop me Cody Simpson, Hemsworth ka vendosur të ndërtojë një raport të ri në jetën e tij personale. Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë rreth statusit të ri të Liam, por ai ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj mënyre.

Nuk dihet ende se çfaë mendon ish-partnerja e tij lidhur me këto ndryshime të menjëhershme në jetën e Hemsworth.

PRC_89446185.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816