INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap me patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro, Krimet e Rënda braktisin dosjen e bujshme të biznesmenit

U kap me patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro, Krimet e Rënda braktisin dosjen e bujshme të biznesmenit

Publikuar më: 16:33 31-08-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kaluar dosjen hetimore të biznesmenit Orest Sota organit të akuzës së Elbasanit.

Argumenti i zgjedhur përputhet me atë të transferimit të dosjes së famshme 184, nuk ka akuza grup të strukturuar kriminal.

Ai u ndalua një vit e gjysmë më parë nga policia pasi në automjetin e tij u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria e Elbasanit kërkoi të caktohej për Sotën masa "arrest me burg’’. Më vonë, dosja iu kalua Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohej se paratë e gjetura i përkisnin Tahirit.

Në janar të vitit 2018 pas një kalvari të gjatë seancash deri në Gjykatën e Apelit, Orest Sota fitoi lirinë ndërsa hetimet ndaj tij vazhdonin për pjesëmarrje në ‘’grup të strukturuar kriminal’’. Dosja e tij u veçua nga ajo e ish-ministrit Tahiri, i cili hetohet për përfshirje në trafik droge me grupin e Habilajve.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115