INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kallëzua nga IKMT, Basha në krah të Sakjas: Sulm politik i Ramës

U kallëzua nga IKMT, Basha në krah të Sakjas: Sulm politik i Ramës

Publikuar më: 12:00 16-04-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në krah të kryebashkiakut të djathtë të Kavajës Isa Sakja duke e cilësuar padinë ndaj tij si sulm politik i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë.

Kujtojmë se ditën e djeshme IKMT kallëzoi Sakjen dhe jo vetëm se kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

Sipas Bashës, ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

”Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet….

Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.
As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!, shkruan Basha në rrjetin social facebook.

Article Logic
Execution time: 0.002910852432251