INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju janë mpirë duart gjatë natës? Kujdes! Ky lloj sinjali duhet marrë seriozisht

Ju janë mpirë duart gjatë natës? Kujdes! Ky lloj sinjali duhet marrë seriozisht

Publikuar më: 12:46 29-08-2018

Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë natës që tju mpihen duart? Nëse e anashkaloni këtë ndjesi do të keni probleme madhore në të ardhmen, ndaj e mira është ta trajtoni që në fillim.

E gjitha kjo njihet me emrin “Carpal tunnel syndrome”, sindroma e kyçit të dorës.
Simptomat e para janë mpirja dhe ndjesia e shpimit të duarve si më gjilpërë. Përgjithësisht sindroma në fjalë prek më së shumti gratë.

Ajo që duhet të bëni fillimisht është pak pushim. Nëse keni një punë që i mban vazhdimisht duart dhe kyçet në lëvizje, e mira është që çdo 2- 3 orë të ndaloni dhe qetësoheni pak. Lëvizini duart, gishtërinjtë, bëni disa ushtrime specifike dhe tërhiqni muskujt.

Kur punoni në kompjuter mbani kyçin drejt. Studimet kanë treguar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të kyçit dhe kësaj sindrome. Rregullojeni karrigen në mënyrë të atillë që parakrahët tuaj të jenë në të njëjtin nivel me tastierën, transmeton 360grade.al Mundohuni t’i mbani kyçet sa më drejt, pa i lakuar shumë.
Një pozicion i keq në karrige ju dëmton jo vetëm shpinën por ushtron presion te shpatullat, të cilat ndikojnë te kyçi dhe duart.

Article Logic
Execution time: 0.0044100284576416