INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U infektua me COVID-19, Alketa Vejsiu rrëfen betejën me këtë virus: Ka dy gjëra të këqija…

U infektua me COVID-19, Alketa Vejsiu rrëfen betejën me këtë virus: Ka dy gjëra të këqija…

Publikuar më: 11:38 06-11-2020

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka zbuluar për ndjekësit e saj se si e ka kaluar karantinën, gjatë kohës që ishte e infektuar me koronavirus. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Alketa shkruan se fillimisht kishte pasur temperaturë, ethe, dhimbje koke, rrufë, ikja e shijimit dhe nuhatjes dhe në ditën e pestë ka pasur këputje.

Ajo tregoi gjithashtu se ishte ndjekur nga mjeku Pëllumb Pipero. Alketa qëndroi 14 ditë në karantinë dhe më pas rezultoi negative nga Covid-19. Pjesa më e vështirë për të ka qenë distancimi nga fëmijët e saj, duke mos qenë në gjendje që t'i përqafonte apo t'i puthte.

“Ditën e parë kisha temperaturë 37.2 dhe ethe. Kisha ftohtë. Pastaj 3 ditë asgjë, pak dhimbje të lehtë koke dhe rrufë. Dyshova kur më iku shija dhe nuhatja (që ishte simptoma më e bezdisur për rastin tim.) Bëra tamponin dhe dola pozitive. Ky virus ka dy gjëra të këqija: Nis lehtë dhe në ditën e 5 të këput. Ditën e parë ke gjithmonë idenë që nuk ke asgjë, thjesht je ftohur.

Të krijon edhe idenë që njerëzit e familjes nuk i kap dhe je gjithmonë i shpenguar me ta. Kujdes gjatë gjithë kohës! Fëmijët rezultuan negativë por fëmijët nëpër kopshte dhe shkolla janë mbartës dhe transmetues kështu që me ta duhet shumë punë ndërgjegjësuese për të ulur propabilitetin e infektimeve me sa të mundemi.

Në ditën e 5 ndihesh nervoz dhe kur nis dhe lexon ditaret e virusit online ndjen dhe frikë. Ah po bëra dhe skaner, në fillim dhe në fund të dy javëve. Shenja të lehta në mushkëri, rasti më i lehtë thanë mjekët, por ç’më kanë parë sytë në Sanatorium, CD mushkërish në gjendje të rëndë. Lutem që kushdo që po lufton ta kalojë lehtë! Kush e kalon lehtë të falenderojë zotin.”, ka shkruar Alketa.

KETA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779