INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Nuk flasin prej kohësh, por ja çfarë i bëri ''bashkë'' Encën dhe Noizyn! [FOTO]

U fshi tani! Nuk flasin prej kohësh, por ja çfarë i bëri ''bashkë'' Encën dhe Noizyn! [FOTO]

Publikuar më: 21:19 09-12-2018

U bë shumë kohë që nga ndarja e Encës dhe grupit OTR, kur nisi “sherri” mes saj dhe reperit të famshëm, Noizyt.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga protestat masive të studentëve të cilët kanë protestuar në fakultetet e tyre dhe pranë Ministrisë e Arsimit për plotësimin e disa kërkesave që ia kanë bërë të qartë ministres Nikolla. E siç e kemi parë në rrjetet sociale, një ndër gjërat më të bukra të protestës kanë qenë pikërisht MEME-t.

Madje një student protestues ka përdorur këngën e Encës “Kujt po i han” për të protestuar me të pasi në pankartë shkruhet: “Talk shit about us (studentët), kujt po i han!”. Por nuk është bërë vetëm Enca pjesë e kësaj protestë, e cila ka ripublikuar nga anabel në instastoryn e saj këtë pankartë, por edhe Noizy ka treguar solidaritetin e tij me protestuesit. Reperi i njohur ka publikuar një foto nga protesta e studentëve dhe thotë që urren padrejtësitë dhe fton ndjekësit e tij të protestojnë. Kjo protestë ka bërë “bashkë” jo vetëm Encën dhe Noizyn, por shumë persona të tjerë.

collageggger.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514