INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fotografua me Aleksandër Frangajn në ambientet e ''Klan'', Turjan Hyska reagon për herë të parë

U fotografua me Aleksandër Frangajn në ambientet e ''Klan'', Turjan Hyska reagon për herë të parë

Publikuar më: 21:46 17-04-2018

Para disa ditësh në media u përhap vrullshëm lajmi se Turjan Hyska do të braktisë televizionin ku punon prej vitesh, Vizion Plus.

Xing.al raportoi se Turi do të fillonte një emision të ri në Klan Plus. Por një gjë e tillë turi para disa ditësh e mohoi me anë të një videoje dhe fotoje që postoi në Instagamin e tij personal.

“O Ermal Mamaqi ç’na bëre se na çave telefonin. Do shkosh me pushime në Berat do rrish 6 muaj, ja mbaje mend këtë s’di ç’të të bëj”, është shprehur Turi për Ermal Mamaqin, pasi ky i fundit përhapi lajmin.

Para disa ditësh u bë publike një foto ku Turi shihej duke biseduar me pronarin e televizionit Klan dhe të gjithë menduam se largimi i tij nga “Vizion Plus” ishte thjeshtë çështje ditësh.

dfgdfg-1.jpg

Turi vendosi të reagonte për këtë foto rreth 5 ditë më pas, ditën e sotme, duke publikuar një foto të makinave të “Vizion Plus”. Nga foto kuptojmë se ai nuk ndodhet në ambientet e televizionet, por ka hasur një nga automjetet me të cilët udhëtojnë gazetarët dhe operatorët, në rrugët e Tiranës.

Përfundimisht, çfarë po ndodh? Do të largohet apo jo nga “Vizion Plus”?

turicvizionneplsusd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019028186798096