INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fol se ia dedikoi Elvanës, reagon Flori [FOTO]

U fol se ia dedikoi Elvanës, reagon Flori [FOTO]

Publikuar më: 13:54 30-11-2016

Pas lajmeve  të pavërteta për një shtatzëni të Elvana Gjatës, u rizgjuan thashethemet që flasin për një histori dashurie të marrë fund mes saj dhe producentit Flori Mumajesi.

Por këtë e përforconin edhe më shumë disa thënie që Flori postonte në faqet e tij. E fundit që ai postoi , ishte: Disa thonë: "Kush të do vërtet do të kthehet". Por e vërteta është: "Kush të do vërtet nuk të braktis kurrë!" Kaq mjaftoi që mediat të aludonin sikur Flori ato fjalë ia kishte kushtuar Elvanës.

dfhyu.png

 

Por si duket kupa u mbush për artistin i cili reagoi nëpërmjet këtij postimi:  “Për të gjithë ata të "çuditurit" që lexojnë statuset e mia në fb apo këtu,ku ishit kur unë nxirrja shprehje të tilla edhe më përpara?!

- Kush më ka njohur nuk do më harrojë kurrë. Kush më ka harruar nuk më ka njohur vërtet...! (Viti 2013)

- E vërteta është se çdokush do të të lëndojë.  Ti vetëm duhet të gjesh ata për të cilët ja vlen të vuash! (Viti 2014)

- Jeta vazhdon, kujtimet mbesin! (Viti 2015)

- Mos i lëndo asnjëherë njerëzit që të duan shumë sepse ata nuk do të hakmerren, por do largohen përgjithmonë... (Viti 2016)”.

 jhmni.png

Pas këtij statusi të Florit, besojmë nuk ka më vend për hamendësime.  

 

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008