INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eliminua një javë para finales, Xhesi bën deklaratën e papritur: Pashë të treja…

U eliminua një javë para finales, Xhesi bën deklaratën e papritur: Pashë të treja…

Publikuar më: 14:35 18-02-2021

Xhesi Peraj u eliminua të hënën nga "Love Story". Saimiri nuk i dhuroi trëndafil, por theksoi se ajo është një vajzë shumë e rrallë dhe e meriton të gjejë dashurinë.

Ish-konkurrentja ka dhënë një intervistë për "Daily Love Story" pas eliminimit dhe është shprehur se e priste të largohej.

Ajo ka treguar se për të ishte e dukshme që Saimiri kishte më shumë ndjenja për Merin dhe Generdën.

“Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë”, tha Xhesi.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449